Tiranë, 28 prill, NOA - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Endri Pema. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi emërimi e drejtorit të ri, i cili do të jetë Flamur Gjymishka.
Kreu i doganave është dhe posti që ka njohur më shumë ndryshime gjatë viteve të fundit. Pema u zgjodh në këtë detyrë në prill të vitit 2009. Ndërkohë që para tij ky post mbahej nga Përparim Dervishi. Dervishi u shkarkua për mos plotësim të planit në vjeljen e të ardhurave dhe punë të dobët.
Ndërkohë që motivacioni i shkarkimit të Pemës ende nuk është bërë i ditur nga qeveria dhe Ministria e Financave.
m.xh/NOA