Barcelonë, 28 Prill NOA - Skuadra e Interit, në mbrëmjen e djeshme duhet thënë se nuk ka kaluar momente të qeta, kjo pasi një grup tifozësh të Barcelonës kanë ndenjur pranë hotelit të tyre duke i shqetësuar ata përgjatë gjithë natës.
Me tambure, këngë dhe duke qëlluar me sende të ndryshme drejt hotelit ata i kanë shqetësuar zikaltërit deri në orën tre të mëngjesit, duke bërë që ata të mos kalonin një mbrëmje të rehatshme.
Mjaft kurioz është fakti që policia vendase edhe pse ishte shumë pranë grupit të tifozëve blaugranë nuk kanë marrë asnjë masë për ti ndaluar apo për ti larguar ata.
r.b/NOA