Mirditë, 28 prill, NOA - Me ane të kërcënimit dhe armëve, tre persona i kanë vjedhur një tjetri dy telefona celularë të markave "Samsung" dhe Nokia", por vetëm dy prej tyre kanë mundur të vihen në prangat e policisë ndërsa tjetri është arratisur dhe është shpallur në kërkim.
Lajmi konfirmohet nga policia e Mirditës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilës të ndaluarit janë Gjergj dhe Gjovalin Ndrejaj, që të dy banues në fshatin Trojë të Mirditës, ndërsa i shpalluri në kërkim mësohet të jetë Ermelind Ndrejaj.
Arrestimi i dy të lartpërmendurve u bë për arsye se i kanë vjedhur dy celularë me armë një personi me inicialet SH.M, banues në fshatin Çajë të Kukësit.
Nga ana e policisë, jone u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale si dhe u bë sekuestrimi i një automatiku si edhe 19 fishekëve, e cila mendohet se është përdorur në vendin e ngjarjes.
Materialet do t'i referohen prokurorisë së Lezhës për veprën penale të "Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 140 e 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA