Sidnei, 29 prill, NOA - Australia do të jetë vendi i parë në botë, që nuk do të standardizojë paketat e cigareve dhe nuk do të lejojë emrat e tyre me shkronja të mëdha.
Nga viti 2012, cigaret do të shiten në paketa standard, pa shenja, ku me shkronja të mëdha do të shkruhet rreziku që ato paraqesin për shëndetin. Emri i llojit të cigares do të shënohet me shkronja të vogla.
Kryeministri i Australisë, Kevin Rud, tha se vendi i tij do të ketë “regjimin më të ashpër në botë sa i përket paketimit të duhanit”.
NOA/RFE