Uashington, 29 prill, NOA – Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, është nderuar me një çmim të posaçëm nga Këshilli i Atlantikut.
Kjo, për meritën që ai pati, sipas drejtuesve të këtij organizmi, në dhënien fund të genocidit në Ballkan.
Por njëkohësisht, ai u vlerësua me këtë çmim edhe për punën e tij mbi zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Këshilli i Atlantikut është një organizëm, i cili vlerëson çdo vit personalitet që me veprën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e mirëkuptimit në nivel global.
Ndërkaq, personalitete të tjera që janë nderuar prej tij kanë qenë edhe këngëtari e aktivisti irlandez, Bono dhe komandanti i NATO-s, Stefan Abrial.
n.e/NOA