English

Borxhi grek po rrënon aksionet në tregjet financiare ndërkombëtare

Bruksel, 29 prill, NOA – Tregjet financiare ndërkombëtare po tronditen nga rënia e vlerës së aksioneve, e cila në fakt po shkaktohet nga kriza e borxhit grek.

Kështu, tregu i aksioneve në Japoni pasoi rënie në bursën e Nju Jorkut me 3 %, ndërsa Australia dhe Koreja e Jugut shënuan rënie aksionesh në treg me 2 % dhe kjo pasi çmimet e aksioneve filluan të bien pasi agjencia e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës (Standard & Poor's) e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet.

Ndërkaq, Greqia ka deklaruar zyrtarisht se ka para vetëm për 20 ditë, në mënyrë që të mund të kryejë pagesat e saj, dhe se nëse nuk merr ndihma ndërkombëtare do të falimentojë.

n.e/NOA

KOMENTE