English

Dubai, përpjekja e fundit për çokollatën 250 dollarë

Dubai, 30 Prill NOA - Në qiellgërvishtësin më të lartë në botë e cila është inauguruar në Dubai është bërë përpjekja e fundit për të realizuar një çokollatë e cila do të kushtojë 250 dollarë.

Kjo ëmbëlsirë do të jetë e mundur të provohet vetëm verën e ardhshme dhe tashmë ka marrë dhe emrin e saj ku quhet “Madeleine au Truffe”.

Kjo çokollatë e rrallë do të servilet në një shtrat me perla në një kuti të larë me ar.

Për sa i përket prodhuesve të saj është fabrika e “Knipschildt Chocolatier” dhe do të ketë vetëm një pikë shitjeje në Connecticut.

r.b/NOA

KOMENTE