English

Dy vjet pezullim, për çiklistin Gabriele Bosisio

Itali, 29 Prill NOA - Janë dy vite në të cilat do të pezullohet çiklisti Gabriele Bosisio nga ky sport.

Gjykata ndërkombëtare e antidoping, pasi mori rezultatet e testit të saj dhe përfundimi ishte pozitiv për çiklistin në fjalë, vendosi ta pezullonte atë për një periudhë dy vjeçare.

Bosisio rezultoi pozitiv për sa i përket substancës me të përdorur nga sportistët dhe bëhet fjalë pikërisht për epo.

Skualifkimi i tij, tashmë përfundon më 5 tetor të vitit 2011, kjo pasi ai është pezulluar që nga data 6 tetor ku u largua dhe nga ekipi i tij.

r.b/NOA

KOMENTE