Tiranë, 29 prill NOA - Vajza e cila u vetëflijuar për dashurinë e saj, ka humbur jetën sot në spitalin ushtarak. Sabahete Peposhi, lindur në Kukës dhe prej disa vitesh banuese në Paskuqan, u vethelmua para tre ditësh duke pirë fostoksinë.
Prej 2 ditësh ajo mbahej në gjendje të rëndë në spital, ku edhe nuk ka mundur dot të mbijetojë. e njohur si studentja absolute në mësime, me të gjitha notat 10, vajza kishte rreth dy vjet që ishte njohur me një djalë, me të cilin dëshironte të vazhdonte jetën e saj. Por prindërit mësohet se kanë qenë kundra lidhjes.
Edhe pse në fshehtësi, të kësaj lidhjeje, ajo do të humbasë të dashurin e zemrës, në një aksident, në momentin që kishte fituar studimet për në Oksford.
E tronditur nga humbja e të dashurit dhe pamundësia për të shkuar për studime, 24-vjeçarja kaloi në depresion duke e shtyrë atë të pinte fostoksinë, duke humbur vetën mesditën e sotme.
r.n/NOA