Tiranë, 29 prill, NOA – Aleatët e Partisë Socialiste kanë qenë edhe më të ashpër se lidershipi i PS-së, Edi Rama, në lidhje me protestën që do të organizohet nesër. Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi u shpreh se nuk është normale që qeveria të ndërrohet me protesta, por opozita, sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër.
“Pushtetet nuk bën që të ndërrohen me protesta, por kur votat vidhen atëherë ngelet vetëm protesta popullore, për të detyruar qeverinë të iki bashke me kutitë”, tha Gjinushi.
Ai u shpreh se antimitingjet nuk janë zgjidhja më e mirë për situatën.
“Me këtë Berisha vetë demaskohet dhe ai ka vetëm një të drejtë, 1 maji do kthehet në ditë feste se do jetë festë për rrëzimin e qeverisë, për fillimin e çmontimit të kësaj qeverie, e cila tashmë ka dalë hapur që ka vjedhur votën. Votën e ka vjedhur për të vjedhur dhe katër vjet të tjera Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Gjinushi.
Si shtoi se nuk mund të ketë debat në Kuvend, pasi nuk ka Kuvend. “Kuvendi i Shqipërisë ka marrë tashmë tamam tiparet të një nën diktature ku nuk lejohet fjala e lirë, ku ruhet personaliteti i deputetit , ku nuk zbatohet kushtetuta dhe kriza fillon e mbaron në kuvend”, u shpreh Gjinushi
m.xh/NOA