English

Hapet Zyra e Shërbimit Turistik

Tiranë, 29 prill, NOA– Për herë të parë vendi do të ketë një Zyrë Shërbimi Turistik. Institucioni i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të merret me organizimin dhe funksionimin e këtij sektori që cilësohet si me më prioritet.

Në inauguruan dhe Zyrat e Shërbimit Turistik, ishte i pranishëm ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferaj, i cili vlerësoi përgatitjet për sezonin e ri veror dhe shtoi se ky institucion do ti shërojë më mirë imazhit të vendit.

“Zyra e Shërbimit Turistik do të këtë një shtrirje pothuajse në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të shërbejë si një pikë bashkëpunimi dhe koordinimi institucional, jo vetëm në nivel qendror dhe vendor, por ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në sektorin privat”, u shpreh Xhaferraj.

m.xh/NOA

KOMENTE