Korçë, 29 prill, NOA – Në gjendje të dehur, një person ka qëlluar në mes të natës dy herë në ajër me çifte, duke shqetësuar njerëzit të cilët kanë kryer edhe denoncimin ndaj tij në polici.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, ngjarja ka ndidhur në fshatin Bregas të këtij rrethi ku në afërsi të një lokali të fshatit, ku po zhvillohej një ceremoni familjare.
Autori i saj mësohet se është 31-vjeçari Xhimi Kurti, banues i këtij fshati, ndaj të cilit u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Materjalet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA