Pogradec, 29 prill, NOA - Një i sëmurë mendor është gjetur i mbytur në liqen pas dy ditësh largimi nga shtëpia dhe kërkimeve të familjarëve të tij.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Pogradecit, sipas të cilave, i mbyturi rezulton të jetë 61-vjeçari me emrin Koço Stojani, lindur dhe banues në Korçë, ndërsa vendngjarja mësohet të jetë vendi i quajtur “Enkelana” në Pogradec.
Nga këqyrja e kufomës prej ekspertëve të grupit hetimor, nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera me mjete të forta ose të mprehta dhe nga deklarimet e familjarëve, viktima vuante nga sëmundje mendore e se është larguar nga banesa.
Ndërkaq, po kryhen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA