Indi, 29 Prill NOA - Në Indinë meridionale të gjithë janë në kërkim të një elefanti i cili me sa është bërë ka vrarë të paktën 12 ferma të llojit të tij në tre vitet e fundit.
Këtë lajm e ka zyrtarizuar “The Times of India” e cila ka pohuar se elefanti në fjalë është kthyer në një makth për të gjithë racën e tij duke u quajtur si një “serial killer”.
Ai njihet me emrin “Alpha” dhe në parkun e Periyar, një ndër zonat e shumta indiane të mbrojtura për shkak të qëndrimit të elefantëve dhe tigrave, ai ka përhapur një panik të vërtetë në femrat e llojit të tij, pasi për këtë lloj “serial killeri” ato janë viktimat e tij më të preferuara.
r.b/NOA