SHBA, 29 Prill NOA - Në universitetin e Harvard, në Massachusetts, italishtja tashmë mësohet nëpërmjet këngëve të Jovanotit.
Këtë mënyrë leksioni e ka vendosur vetë Adoyo Duour, e cila është një pedagoge e këtij universiteti dhe i është dashur që për 20 studentë të saj që frekuentojnë kursin e italishtes, të japë leksionet nëpërmjet teksteve të shkruara nga këngëtari italian Jovanoti.
Në lidhje me këtë fakt vetë këngëtari ka qenë i ftuar në një konferencë, e cila është mbajtur nga ky universitet i SHBA.
r.b/NOA