English

Kodheli: 1 Maji, Berisha si 50 vjet më parë

Tiranë, 29 prill, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli akuzoi sot qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha se bënë presion mbi administratën për të marrë pjesë në mitingun e 1 Majit.

Ajo u shpreh se protesta e nesërme e PS do të jetë edhe për këtë kategori të shoqërisë.

“Rezistencë dhe vetëm rezistencë. Rezistencë paqësore, edhe për këta punonjës të respektuar, të cilët këtë herë do të jenë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër rrënimit ekonomik dhe jo për t’u bërë vegël e një Kryeministri”, u shpreh Kodheli.

Ajo shtoi se nisma e qeverisë është një përpjekje të dëshpëruar për t’u bërë karshillëk mijëra shqiptarëve. “Qeveria Berisha nuk i ndahet zakonit të vjetër, ku njësoj si 50 vjet më parë, është duke përpiluar listat e duke mbledhur firmat e punonjësve të administratës civile, mësuesve e studentëve, për t’i thirrur me pahir në festën e 1 Majit”, shpreh Kodheli.

m.xh/NOA

KOMENTE