Brazil, 29 Prill NOA - Flamengo ka arritur të fitojë ndaj Corinthians me rezultatin 1-0 me një gol mjaft vendimtar të shënuar nga Adriano nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë të mundur që ekipi i tij të fitonte në ndeshjen e parë të turnit të dytë të Kupës Libertadores.
Ka qenë mjaft interesante të shikohej kjo sfidë në të cilën u përplasën dy lojtarë mjaft të njohur në arenën ndërkombëtare dhe bëhet fjalë pikërisht për Adrianon dhe Ronaldon.
Mund të themi se Adriano ka dalë fitimtar kjo pasi ekipi i tij fitoi dhe lojtari ishte mjaft deçiziv pasi ishte pikërisht ai që shënoi dhe golin e vetëm të ndeshjes.
r.b/NOA