English

Masakra, ther me thikë 28 fëmijë në një çerdhe të Kinës

Xhiangsu, 29 prill, NOA – Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një çerdhe të Kinës, ku një person ka hyrë brenda mjediseve të saj dhe ka plagosur me thikë 20 foshnja të saj.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Kinën lindore, duke përbërë sulmin e tretë të këtij lloji brenda një muaji.

Kjo pasi dje një njeri plagosi me thikë 15 nxënës dhe mësuesin e tyre në një shkollë fillore në Kinën jugore, ndërsa një tjetër sulmues u ekzekutua për shkak se vrau me thikë tetë fëmijë, të cilët ishin duke i pritur prindërit që t’i marrin nga shkolla.

Ndërkaq, mësohet se shumica e fëmijëve të plagosur në sulmin e sotëm ishin 4-vjeçarë, ku 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE