English

Mexes dhe Doni, drejt Premier League

Angli, 29 Prill NOA - Felipe Mexes është një objektiv i shumë skuadrave për sa i përket merkatos së ardhshme por, mbi të gjitha për lojtarin ka shfaqur një interes të veçantë ekipi i Arsenalit.

Vetë tekniku i tyre Arsen Venger ka deklaruar se kërkon që francezi vitin e ardhshëm të jetë pjesë e ekipit të tij dhe në lidhje me këtë fakt, tratativat ndemjet dy ekipeve tashmë kanë filluar.

Mexes nuk është i vetmi lojtar i cili mund të largohet nga skuadra e Romës pasi dhe portieri i tyre, 30 vjeçari, Doni me shumë mundësi mund të bashkohet me mbrojtësin dhe të luajë në radhët e Arsenalit.

Sipas shtypit britanik të dy lojtarët kanë shumë mundësi që sezonin e ardhshëm të jenë në Londër, kjo pasi Roma kërkon të marrë një buxhet prej 6 milion sterlinash të cilat do të investojë për blerjen e Burdisos.

r.b/NOA

KOMENTE