Tiranë, 29 prill, NOA - Ministri Italian i Transporteve Altero Matteoli garantoi Kryeministrin Sali Berisha se do të Italia do të ndërhyjë ne vendet e Bashkimit Europian për të realizuar ndërtimin e Korridorit 8.
Gjatë takimit që zhvilloi me Kryeministrin Berisha, ministri italian theksoi dhe një herë rëndësinë që ka realizimi i këtij projekti.
Berisha u ndal në lidhjet e Korridorit me tregjet evropiane, por edhe për Italinë e cila kështu fiton një hapësirë të re e të gjerë për tregun e saj.
“Ky Korridor e gjen rajonin e Ballkanit një rajon tjetër, shumë më të zhvilluar dhe se çdo vend duhet të japë kontributin e tij, për realizimin e këtij projekti aq rëndësishëm për ekonomitë e vendeve të rajonit”, tha Berisha.
Ai shtoi se një mënyrë për ta realizuar atë është dhe pjesëmarrja e vetë qeverive ku ky korridor kalon, për financimin e tij.
m.xh/NOA