English

Ngjela: Protestat do të jenë pa mbarim

Tiranë, 29 prill, NOA – Aleatët e Partisë Socialiste kanë përkrahur sot nisjen e protestave duke për të kërkuar hapjen e kutive dhe rrëzimin e qeverisë.

Spartak Ngjela, u shpreh pas takimit të aleatëve, se “protestat do të jenë pa mbarim”. Ai theksoi se qytetarët duhet të bashkohen në shesh ditën e nesërme për ti dhënë fund qeverisjes aktuale.

Me tone të ashpra, Ngjela e krahasoi qeverisjen aktuale me atë të vendeve diktatoriale. “Berisha bashkohet me Korenë e Veriut, Vietnamin, Kinën e Veriut e Kubën të cilët festojnë 1 majin”, tha ai duke ironizuar dhe mitingun e paralajmëruar nga mazhoranca.

m.xh/NOA

KOMENTE