English

Njoftim nga ambasada e Italisë

Në kuadër të sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi”, nesër 30 prill në orën 17.30, pranë Teatrit Kombëtar të Tiranës, do të bëhet përurirmi i pasqyrës kinematografike “Djepi i Endrrës – Sicilia në kinemanë e Tornatores”, kushtuar regjisorit të njohur, fitues ndër të tjera edhe i çmimit Oscar, Giuseppe Tornatore.

Përurimi do të zhvillohet në prani të Ambasadorit italian Saba d’Elia dhe drejtori i festivalit kulturor italian tepër prestigjoz “Taormina Arte”, Av. Panzera.

Pasqyra kinematografike do të zhvillohet nga data 30 prill deri më 2 maj dhe do të përqëndrohet në filma siçilianë të autorit (Nuovo Cinema Paradiso, L’uomo delle stelle, Malèna, Baarìa). Të djelën më 2 maj maestro Tornatore do të jetë për herë të parë në Shqipëri dhe në orën 17.30, gjithmonë pranë Teatrit Kombëtar, do të mbajë një leksion-konferencë mbi kinemanë.

KOMENTE