Milano, 29 Prill NOA - Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, lojtari i Milanit braziliani Pato, në fund të këtij sezoni nuk do të bënte ndonjë çudi në qoftë se do të largohej nga ekipi i tij.
Me sa bëhet e ditur ofertat në drejtim të tij janë të shumta, ku mbi të gjitha janë dy skuadra të cilat e ndjekin atë prej kohësh dhe bëhet fjalë për Çelsin e teknikut italian Ançeloti dhe Realin e Madridit, ku Pato do të gjente atje ish shokun e skuadrës, brazilianin tjetër Kaka.
Ka disa ditë që qarkullojnë zëra se menaxheri i tij Veloz është në Milano dhe mendohet se arsyeja e kësaj vizite është pikërisht e ardhmja e Patos, ku sipas shtypit italian në qoftë se një ofertë për të, do të ishte tunduese për drejtuesit kuq e zi, atëherë me shumë mundësi Pato do të bëhej pjesë e një ekipi tjetër.
r.b/NOA