English

PDSH prezanton 100 dështimet e BDI-së

Tiranë, 29 prill, NOA - Partia Demokratike Shqiptare e Maqedonisë, përmes një konference për shtyp sërish sot hodhi kritika të ashpra në adresë të qeverisjes aktuale, të cilën e cilësoi si të dështuar në të gjitha aspektet.

PDSH kritikat e saj i përqendroi tek faktori politik shqiptar në qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Jemi gati në 2-vjeçarin e gjoja bashkëqeverisjes së BDI-së e cila popullatës shqiptare nuk i solli asgjë nga ajo që u premtua. Dështimet e njëpasnjëshme, thellë po dëmtojnë popullatën e kësaj ane, ashtu si gjithë popullatën shqiptare në vend, andaj kemi obligim që të ngrejmë zërin e arsyes dhe para jush e opinionit të prezantojmë 100 dështimet e BDI-së përkundër 100 hapave të rilindjes së partnerit të tyre qeveritar VMRO-DPMNE-së”, theksoi Halil Kurtishi, kryetar i degës së PDSH në Kumanovë.

Kurtishi para qytetarëve të Kumanovës prezantoi edhe broshurën ku janë të paraqitura 100 dështimet e BDI-së.

“Të gjithë ju që do të keni para broshurën me dështimet e BDI-së, në brendi do të gjeni krahasime në mes periudhave sa PDSH ishte pjesë e koalicionit qeveritar, dhe asaj të BDI-së. Padyshim se këto dy periudha dallojnë dukshëm mes vete, derisa e para karakterizohet me institucionalizimin e interesave shqiptare, e dyta bën degradimin dhe nëpërkëmbjen e këtyre interesave”, tha Kurtishi.

Disa nga dështimet që përmendet në këtë broshurë janë, enciklopedia maqedonase, Shkupi 2014, mungesa e zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe flamurit, bastisjet në zonat shqiptare etj.

NOA-INA

KOMENTE