English

Policia e Kosovës arreston 7 persona me uniformën e UÇK

Ferizaj, 29 Prill NOA – Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona që u gjetën me armë dhe uniforma të UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ata akuzohen për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve dhe municionit.

Operacioni policor u krye në fshatin Begracë – Kaçanik rreth orës 04:00 të mëngjesit nga Njësiti Patrullues, në një pikë kontrolli në afërsi të fshatit Paledenicë gjatë kontrollimit të një veture ku janë gjetur 360 fishekë të kalibrit 7,9 mm.

I dyshuari është sjellë në Stacionin Policor në Kaçanik dhe gjatë intervistimit ka lindur dyshimi se mund të ketë edhe tjera municione dhe armë.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor-Kaçanik pas një pune operative dhe në bazë të disa informatave për “Mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve”, me lejen e Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut-Prishtinë, rreth orës 11:00 nën mbështetjen e Njësitit NJSO është bërë kontrollimi i shtëpisë së personit të dyshuar.

Gjatë kontrollimit afër shtëpisë në një bunker të improvizuar është gjetur një sasi e armatimit (lloje të ndryshme) si dhe disa uniforma ushtarake:

Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Forenzikës Rajonale –Ferizaj dhe Njësiti i KFOR-it Amerikan për deminim.

Materiali i gjetur në shtëpi përfshinte disa uniforma ushtarake dhe një pistoletë TT 7,62 mm me 16 fishekë.

Kurse materiali i gjetur në bunker ishte 6 kuti-kontejnerë me nga 15 copë kapsolla inicuese, një pushkë-mitraloz me 200 fishekë, 1 makare teli-fitil për detonim dhe 6 predha minahedhës.

Policia tha se lidhur me rastin, janë shoqëruar në Stacionin Policor-Kaçanik 7 persona të dyshuar. Fillimisht me rastin është marrë Njësiti i Hetimeve Rajonale Ferizaj dhe pastaj dosja ka kaluar në kompetencë në nivel Qendrorë të DPP Prishtinë për hetime të mëtejme.

a.b/NOA

KOMENTE