English

Rehn : Së shpejti, pakti BE-FMN për Greqinë

Bruksel, 29 prill, NOA - Marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë, do të jetë gati brenda pak ditësh, tha sot komisioneri i BE, Oli Rehn.

Rehn, i ngarkuar me çështjet monetare të BE-së, tha se paketa e ndihmës do t’i japë mundësi Greqisë “të marrë frymë e të marrë masa për të dalë nga kriza”.

Ndihma për Greqinë është e nevojshme për të mbikqyrur stabilitetin financiar në Evropë dhe në plan global”, theksoi Rehn.

NOA/RFE

KOMENTE