English

Rreh gruan, bashkëshorti denoncohet në polici

Korçë, 29 prill, NOA – Një grua e dhunuar ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, duke pohuar e ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave gruaja që ka bërë kallëzimin është R.Hysollari, 27-vjeçe; ndërsa bashkëshorti i saj është 39-vjeçari Arben Hysollari; që të dy banues në fshatin Gjenomadh të Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe se bashkëshorti i denoncuar do të ndiqet penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE