English

Shefi i NATO-s, Rasmussen: Gjendja e sigurisë në Ballkan, histori suksesi

Tiranë, 29 prill, NOA – Gjendja aktuale e sigurisë në Ballkan, përbën një histori suksesi.

Kështu ka deklaruar nga Tirana, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta.

“Në përgjithësi, gjendja e sigurisë në Ballkan përbën një histori suksesi dhe synimi im është që të gjitha vendet anëtare të tij, t’i shohim një ditë anëtare të NATO-s. Kjo, pasi se mendoj që integrimi euro-atlantik do të jetë provë stabiliteti për rajonin”, tha ai.

Në lidhje me Kosovën, ai ka deklaruar se “kemi parë përparim të qartë në këtë vend nga pikëpamja e sigurisë dhe jemi të mendimit se ajo përbën një histori suksesi”.

“Dhe kjo do të bëjë që të pakësohen trupat në Kosovë, por reduktimi i tyre i plotë do të bëhet vetëm pas studimit të situatës së thellë të sigurisë në këtë vend”, tha më pas, ai.

Në fund, ka falënderuar palën shqiptare për angazhimin e saj në misionet paqeruajtëse.

“Është e rëndësishme që ne në Afganistan t’ua lëmë drejtimin vetë afganëve dhe kjo është shumë e rëndësishme ndaj ne u bëjnë thirrje gjithë aleatëve të NATO-s që të kontribuojnë”, shtoi Rasmussen.

n.e/NOA

KOMENTE