Tetovë, 29 prill, NOA- Rritja e numrit të vrasjeve të shqiptarëve në Maqedoni është rritur ndjeshëm kohet e fundit dhe nga autoritetet e shtetit nuk ka asnjë hetim apo masë parandaluese.
Ky është reagimi shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, “Illyricum Libertas”, e cila sqaron se ministria e Brendshme e Maqedonisë nuk ka ndërmarrë asnjë hetim.
“Përtej krizës së përgjithshme që e ka kapluar shoqërinë maqedonase si tërësi, këto vrasje që ndodhin vetëm brenda radhëve të komunitetit shqiptar pasqyrojnë shumë qartë gjendjen e mjerueshme socio-ekonomike ku gjendet sot popullata shqiptare këtu”, thuhet në deklaratë e dërguar për mediat nga drejtuesi i shoqatës Valon Kurtishi.
Sipas deklaratës, këto krime ordinere, që ndodhin vetëm me shqiptarët, tregojnë “se policia e këtij vendi nuk është e interesuar dhe as ka vullnet për të vendosur rend dhe qetësi në zonat e banuara me shqiptarë”.
m.xh/NOA