English

Shorti në ILDKP, do hetohet pasuria e Edi Ramës, Kodhelit, Xhaçkës, Oketës etj

Tiranë, 29 prill, NOA – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur të hedhë shortin publik për kontrollin e plotë të pasurisë së 190 zyrtarëve të lartë, që ligji i detyron të deklarojnë pasurinë.

Ndërsa në mjediset e këtij institucioni, është ende duke vazhduar ceremonia e hedhjes së shortit në fjalë, deri tani nga politikanët që kane rezultuar se do t’u bëhet hetim i imtësishëm i deklaratës së pasurisë janë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deputeteve socialiste, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka, deputetit demokrat Gazmend Oketa apo zv/ministrit Selim Belortaja.

Ndërsa figura publike të njohura që po dalin nga shorti për hetimin e plotë të deklaratës së pasurisë përmendim drejtorin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko; rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici, etj.

Ky short zhvillohet me qëllimin e realizimit të transparencës maksimale me publikun për mënyrat e investigimit të interesave private të zyrtarëve të lartë shqiptarë,

Konkretisht, në këtë aktivitet, po hidhet shorti për përzgjedhjen e 4 për qind të zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë të pasurisë së tyre.

n.e/NOA

KOMENTE