English

Speci shmang dhimbjet kronike

Teksas, (SHBA), 29 prill, NOA - Speci përmban capsaicinën: substancë që ndihmon për të luftuar dhimbjet kronike. Kjo është përgjigja e një kërkimi në Universitetin e Teksasit (San Antonio, SHBA), drejtuar nga Kenneth Hargreaves dhe publikuar në “Journal of Clinical Investigation”.

Shkencëtarët shpjegojnë se si trupi i njeriut përmban TRPV1: një substancë që lëshohet në vendin e lënduar dhe lidhet me receptorët e dhimbjes, duke shkaktuar ndjesinë e dhimbjes.

Përveç kësaj, TRPV1 është shumë e ngjashme me capsaicinën element që gjendet te specat dhe faktor përgjegjës për “nxehtësinë” e ushqimit.

Më pas, ekipi i San Antonios ka punuar me minj laboratori, gjenetikisht të modifikuar.

Hulumtuesit janë duke punuar për gjetjen e një ilaçi për njerëzit, që të mund të frenojë prodhimin e TRPV1 dhe të bllokojë receptorët në mënyrë që të trajtohen dhimbjet kronike.

Hargreaves thotë: “Studimi tregoi ekzistencën e një numri të molekulave endogjene, të ngjashme me capsaicinën, të cilat lëshohen më pas në një plagë. Tani ne kemi nevojë për të provuar një mënyrë të re terapie që jetë në gjendje për të bllokuar këto mekanizma. Në qoftë se ne arrijmë ti bllokojmë ato me elementë të rinj kundërdhembje, atëherë mund të trajtohen lloje të ndryshme dhimbjesh kronike”.

a.k/NOA

KOMENTE