English

Ukrainë, hetime për huliganizëm në parlament

Kiev, 29 prill, NOA– Prokuroria ka hapur hetimet për përleshjen që shpërtheu në parlamentin e Ukrainës gjatë debatit për bazën detare të Rusisë.

Zëdhënësi tha se prokuroria e Kievit hapi “hetime kriminale për huliganizmin e një grupi deputetësh”.

Gjatë seancës të së mërkurës, ligjvënësit e opozitës hodhën vezë dhe bomba tymi ndërsa përleshja vazhdoi me grushta. Kaosi shpërtheu kur parlamenti diskutonte ratifikimin e traktatit, sipas të cilit, flota ruse e Detit të Zi do të mund të qëndrojë në bregun e Krimesë edhe për 25 vjet të tjera.

Opozita properëndimore thotë se marrëveshja e cenon sovranitetin e Ukrainës dhe i shet interesat kombëtare.

NOA/RFE

KOMENTE