English

Veliaj: Padi gazetave për shpifje

Tiranë, 29 prill, NOA – Kryetari i G99, Erion Veliaj ka depozituar padi për shpifje ndaj tre gazetave për dëmtim të imazhitj. Konkretisht, Veliaj ka bërë kallëzim për gazetën “55”, “Standard” dhe organin e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”. Deklarata e Veliajt, për të hedhur në gjyq mediat, është bërë sot në një prononcim për televizionin “Ora News”.

Kreu i G99 ka argumentuar se kjo padi është ngritur pasi “shpifjet kanë dëmtuar imazhin e tij”.

Ai ka theksuar se shkrimet negative të mediave kanë pasur një ndikim të madh edhe gjatë fushatës duke e dëmtuar edhe politikisht.

Por nga ana tjetër, Veliaj ka shtuar se artikujt nuk kanë qenë denigruese vetëm për atë, por edhe për familjen dhe të afërmit e tij.

m.xh/NOA

KOMENTE