English

Vendimi, trenat me vagonë vetëm për vetëm femra

Malajzi, 30 Prill NOA - Në Malajzi trenat janë zëvendësuar me vagonë në të cilët mund të hipin vetëm femra.

Ky vendim është marrë nga qeveria e këtij vendi për të shmangur ngacmimet seksuale që vijnë në drejtim të tyre.

“Pjesa më e madhe e popullsisë në këtë vend është myslimane dhe për këtë gjë femrat e këtij besimi mund të udhëtojnë në këto trena pa pasur frikë nga ngacmimet e shumta”, - këto ishin fjalët e një zëdhënësi të qeverisë së këtij vendi.

Gjithashtu ai ka theksuar se femrat e këtij shteti nuk janë të detyruar të udhëtojnë me këtë mjet transporti por, diçka e tillë sipas tij, është bërë vetëm për sigurinë e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE