English

Arrestohet në Gjermani një shqiptar me akuzë për krime lufte

Beograd, 30 Prill NOA – Një shqiptar i Kosovës i kërkuar nga drejtësia serbe për akuzën e tyre për krime lufte, është arrestuar në Gjermani, bazë të një mandati ndërkombëtar arresti të prerë nga Beogradi.

Bujar Bobani, 36 vjeç nga Gjakova, është nën akuzë nga të famshmet procese që ka stisur pala serbe me dyshimet për kryerje krimesh lufte civile në dhjetëvjeçarin e kaluar.

Agjencia e lajmeve Beta në Serbi thotë se Prokuroria serbe e lidh Bujar Bobanin me grupin e Anton Lekajt një ndër anëtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Në shtator të vitit 2007, Anton Lekaj u dënua nga një gjykatë në Beograd me 13 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi dhe bashkëpunim në akte dhune fizike dhe seksuale gjatë periudhës 1998-1999 ndaj 13 civilëve romë në Kosovë.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE