Angli, 30 Prill NOA - Do të jetë Atletiko Madrid – Fulham finalja e Europa League. Për spanjollët ka mjaftuar goli i shënuar nga Forlan në minutën e 12 të pjesës së parë shtesë, për të arritur këtë kualifikim, pasi ishin vendasit e Liverpulit, të cilët në fillim kishin kaluar në avantazh të dy golave.
Për skuadrën e Benitez, shënuan Aquilani në minutën e 44 dhe Benayoun në minutën e 5 të pjesës së parë, në shtesa.
Në sfidën tjetër skuadra angleze e Fulham arriti të kthente rezultatin në favor të tyre pasi të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht gjermanët e Hamburgut të cilët realizuan me anë të Petriç në minutën e 22 të pjesës së parë.
Më pas Fulham ktheu rezultatin në 2 me 1 me anë të golave të Davies dhe Gera respektivisht në minutat e 24 dhe 31 të pjesës së dytë.
Tashmë të gjithë janë në pritje të finales midis ekipeve të Atletikos së Madridit dhe Fulham e cila do të zhvillohet në Hamburg më datë 12 maj.
r.b/NOA