English

Belgjika ndalon mbajtjen e ferexhesë

Bruksel, 30 prill, NOA – Deputetët belgë i kanë thënë “Jo” mbajtjes së ferexhesë islamike në vendet publike, duke shënuar kështu të parin vend evropian që e ndërmerr një masë të tillë.

Kanë qenë mëse 136 deputetë që votuan pro mosmbajtjes së ferexhesë, ndërsa nuk pati asnjë kundër ndaj aplikimit të një mase të tillë dhe tani, pritet edhe kalimi në Senat.

Ndërsa organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Uatch ka kërkuar më parë që ky propozim të mos votohet.

HRU ka theksuar se nuk ka ndonjë provë që të dëshmojë se mbajtja e veshjeve islamike, ku mbulohet fytyra paraqet kërcënim për sigurinë publike.

Ndërkaq, pas Belgjikës, edhe Franca synon miratimin e një ligji të ngjashëm, kur janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbulojnë fytyrën e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE