Tiranë, 30 prill, NOA - “Do ta fitojmë të drejtën e votës së lirë, nëse jemi të bashkuar për t’i treguar forcën tonë kësaj qeverie”.
Kështu u shpreh aleati tjetër i opozitës, kreu i Lëvizjes G99, Erjon Veliaj, gjatë protestës e cila është duke u zhvilluar gjatë këtyre momenteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Ejani këtu dhe bashkohuni me protestën”, iu është drejtuar ai qytetarëve të mbledhur në protestë, duke iu kujtuar se kërkesa e tyre për hapjen e kutive është legjitime.
“Hapni kutitë, pasi nuk ka dy Shqipëri, jemi një popull dhe një komb”, tha Veliaj. (vijon) ...
n.e/NOA