Bruksel, 30 prill, NOA - Fakti që Turqia është shtet sekular, me shumicën e popullsisë myslimane, nuk e pengon atë të integrohet në Bashkimin Evropian, the eurokomisioneri për zgjerimin, Shtefan Fule.
“Bashkimi Evropian nuk është një projekt fetar, bazohet në vlera. Nëse Turqia e bën të qartë se jo vetëm ndan të njëjtat vlera, por edhe i mbron ato, do t’i jepet një mundësi”, tha Fyle.
Eurokomisioneri për zgjerimin i bëri këto komente gjatë një interviste për agjencinë gjermane të lajmeve. Përkatësia fetare e Turqisë ka hapu gjithmonë debate lidhur me anëtarësimin e saj në BE.
NOA