English

Gramoz Ruçi: Kjo qeveri meriton vetëm ikjen

Tiranë, 30 prill, NOA Update – “”Ky popull nuk e meriton këtë qeverisje të dështuar, ndaj ajo meriton vetëm ikjen një orë e më parë”.

Me këto fjalë, e ka hapur protestën e opozitës poshtë godinës së Kryeministrisë, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit, ajo zhvillohet “përballë këtij pushteti që e vjedh qytetarin, që e lë pa bukë dhe ilaçe atë, që e ka lënë të mbyllur në geto, duke qenë në mes të Evropës”.

“Ky është një pushtet i dalë jashtë vullnetit tuaj. I arkitektuar mbi gënjeshtrën, ai ka vetëm rrugën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha më tej Ruçi.

Sipas tij, askush nuk mund ta mbajë sovranin në gjumë dhe nuk mund të gjunjëzojë një popull të tërë.

“Ka vetëm dy rrugë në udhëkryq: Ose të pranojë zgjidhjen e krizës, ose zgjedhjet e parakohshme”, ishin më pas dy alternativat që dha kreu i grupit parlamentar socialist mbi zgjidhjen e krizës.

n.e/NOA

KOMENTE