English

Greqia, pranë paktit me FMN-BE

Uashington, 30 prill, NOA - Greqia është duke arritur në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian për planin e ndihmës emergjente prej 20 miliardë eurosh, e cila do ta shpëtonte nga falimentimi prej të cilit kërcënohet bindshëm këto ditë.

Ky plan ndihme, bëhet me dijeni se do të aplikohet në periudhën mes viteve 2010-2011 dhe e bën kështu Greqinë që të fitojë një aftësi likuiditeti për pagesat emergjente, për të cilat është shprehur se ka aftësi që t’i kryejë vetëm brenda 20 ditëve e më tej, nuk do të ketë më para për ta bërë këtë.

Ndërkaq, një masë tjetër e parashikuar në këtë plan ndihme është edhe ajo e rritjes me dy pikë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar e cila është në nivelin prej 21 përqind, si edhe një rritje prej 10 përqind të taksave mbi karburantet, alkoolin dhe duhanin, ulja e rrogave shtetërore dhe pensioneve, si dhe ngrirja e rrogave të punonjësve privatë.

n.e/NOA

KOMENTE