English

Incidenti i parë i mitingut, Shalësi e Gjoni sherr me policinë për podiumin

Tiranë, 30 prill, NOA – Ende pa nisur protesta e Partisë Socialiste ka ndodhur dhe incidenti i parë mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe policisë. Montimi i skelës ku do të vendoset podiumi, nga ku do të flasin oratorët, ka sjellë dhe përplasjen mes deputetëve të PS dhe forcave të policisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalësi tha se punonjësit u penguan që të vendosnin platformën. Ai shtoi se ka pasur dhe provokime nga “komandanti i Gardës”.

Në një prononcim dhënë për televizionet e pranishme në shesh, deputeti i PS-së, Ilir Gjoni u shpreh se u godit me makinë nga policia. Edhe Gjoni deklaroi se incidenti me policinë ka ardhur gjatë vendosjes së platformës. Gjoni shtoi se “shoferi i gardës më foli në mënyrë arrogante”.

Deputetët e PS-së e cilësuan ngjarjen si një provokim dhe ndalim për të zhvilluar protestë më të madhe të opozitës.

m.xh/NOA

KOMENTE