Siri, 30 prill, NOA – Përfaqësues të shtetit të Iranit thanë sot se “do t’ia presin këmbët Izraelit” nëse sulmon Sirinë. Deklarata u bë nga zëvendëspresidenti iranian, Mohamed Rida Rahimi, në përfundim të vizitës së tij dy ditore në Siri.
Deklarata vjen në kohën e rritjes së tensioneve në rajon. Gjatë javës, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, akuzoi Sirinë dhe Iranin se po armatosin grupin militant shiitë Hezbullah me raketa të sofistikuara, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Siria nuk ka pranuar akuzat e mëhershme se ka furnizuar me raketa të tipit Skud Hezbullahun.
NOA/RFE