Olbia, Itali, 30 Prill NOA – Dy shqiptarë kanë rënë në kurthin e një shtetasi italian pasi ai duke u kërkuar të blinte ndonjë gram kokainë, ka afruar policinë antidrogë në vendin e pazarit duke bërë që emigrantëve t’u hidhen prangat.
Dashamir Hoxha 35 vjeç dhe Altin Mullai, 29 vjeçar, që të dy shqiptarë, emigrantë në Itali, janë personat e arrestuar nga policia në Olbia, për akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Të dyshuarve iu gjet një sasi e vogël kokaine e cila ishte destinuar për shitje ndaj shtetasit italian, banor i Olbias.
r.n/NOA