English

Juventus, gati 80 milionë euro për merkaton e ardhshme

Torino, 30 Prill NOA - Me ardhjen e presidentit të ri të Juventusit, Andrea Agnelli skuadra e bardhë e zinjve është e gatshme për të investuar një shumë prej 80 milion eurosh në merkaton e ardhshme.

Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i Fiat, John Elkann i cili ka theksuar se ekipi është në gjendje të mirë financiare dhe është i gatshëm të investojë këtë shumë parash.

Këto fjalë siç është bërë e ditur, ishin dhe në drejtim të Benitezit i cili në rast se do të drejtonte ekipin e Juventusit do të ketë në dispozicion këtë shifër për të bërë blerjet e ardhshme të ekipit të tij.

Objektivat kryesorë mbajnë emrat e lojtarëve të Liverpulit dhe janë pikërisht Fernando Torres dhe Kuyt, të cilët konsiderohen si përforcimet e radhës në sulmin e skuadrës.

Për sa i përket mbrojtjes drejtuesit bardhë e zinj kanë shfaqur interes për 21 vjeçarin e Palermos Kjaer dhe gjithashtu janë në tratativa për marrjen e Caseres, çmimi i të cilit tashmë është ulur nga ekipi i Barcelonës, të cilët zotërojnë dhe kartonin e tij.

Gjithashtu janë të shumtë dhe lojtarët të cilët priten të largohen nga kjo skuadrës ku emrat e tyre janë si më tej: Grosso, Trezeguet, Poulsen, Grygera e Camoranesi.

Krahas lojtarëve, pritet që në rolin e drejtorit të përgjithshëm të skuadrës të vijë, Beppe Marotta.

r.b/NOA

KOMENTE