English

KESH ripërtërin marrëveshjen me KEK-un

Tiranë, 30 prill, NOA – Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) kanë ripërtërirë sot, gjatë panairit “Eco Biz Expo 2010”, marrëveshjen për shkëmbimet e energjisë elektrike, e cila vlerësohet si një hap para drejt vizionit përfundimtar, shkrirjes së dy sistemeve energjetike në një të vetëm.

Drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku u shpreh se kjo marrëveshje parashikon furnizimin me energji të Kosovës deri në 300 megavat në dy orë sasi që më pas na kthehet gjatë stinës së verës.

Më tej, ai deklaroi se situata energjetike në vend mbetet mjaft e mirë dhe prodhohet rreth 30 milionë kilovat në ditë.

“Kjo situatë e mirë ka ardhur si rezultat i prurjeve mjaft të mëdha si shkak i reshjeve të fundit”, u shpreh ai lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE