English

Kushner: Serbia s’mund të hyjë në BE me Kosovën si problem

Paris, 30 prill, NOA – Nuk ka kushte të veçanta për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, por gjithsesi, kjo nuk mund të jetë e mundur me “Kosovën si problem brenda Serbisë”.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni, ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Kushner në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Veçernje novosti”, gjatë së cilës ka porositur Beogradin dhe Prishtinën që të bisedojnë, sepse një ditë të dyja vendet do të jenë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa lidhur me praninë e Beogradit edhe Prishtinës në konferencat ndërkombëtare, Kushner tha se angazhohet për këtë, por nuk është i sigurt.

“Ky është një proces i gjatë. Bëhet fjalë për breza, tërë historinë, kundërshtitë të cilat kanë zgjatur me shekuj. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme, dhe unë shumë mirë i kuptoj edhe serbët edhe shqiptarët", është shprehur ai.

Kushner.

Por shefi i diplomacisë franceze është shprehur edhe në lidhje me vendimin e autoriteteve kosovare për çmontimin e antenave të operatorëve serbë të telefonisë mobile, duke thënë se një veprim i tillë, nuk është aspak i mirë.

n.e/NOA

KOMENTE