Tiranë, 30 prill, NOA – Protesta që do të zhvillohet nga opozita ditën e sotme pritet të sjellë dhe një kaos të vërtetë në qarkullimin e automjeteve në Tiranë. Policia e Tiranës njofton se bllokimi i lëvizjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për makinat do të nis në orën 16:00.
Më të vështirë e bën lëvizjen e mjeteve edhe fakti se dhe qendra e Tiranës dhe sheshi “Skënderbej” janë thuajse të bllokuar për shkak të punimeve për rikonstruksion.
Ndërkohë, ende nuk dihet se përsa kohë do të rrijë i bllokuar aksi kryesor i lëvizjes në kryeqytet, për faktin se protesta e Partisë Socialiste nuk është e përcaktuara me afat.
Më i rënduar trafiku pritet të jetë në datën 1 maj, kur do të zhvillohet dhe mitingu i Partisë Demokratike.
m.xh/NOA