Tiranë, 30 prill, NOA Update – “Ne do të rrimë këtu deri në momentin derisa t’i japim fund kësaj qeverisje që nuk ka dalë nga populli”.
Ky ka qenë ultimatumi që ka dhënë nga podiumi i vendosur poshtë godinës së Kryeministrisë, aleati i opozitës, Spartak Ngjela, kryetar i Partisë për Ligj dhe Drejtësi.
Ashtu si edhe pararendësit e tij që folën në emër të opozitës, ai tha se “nuk mund ta durojmë këtë qeveri që vjedh vullnetin e qytetarëve”.
“Bëj thirrje që të solidarizoheni me ne dhe t’i japim fund këtij terri të madh, pasi
nuk mund të ketë nder me fitore të vjedhur”, tha më pas Ngjela.
Duke shtuar se qeveria Berisha do të largohet patjetër përmes zemëratës së popullit, e cila buron nga vjedhja e votës. (vijon) ...
n.e/NOA