English

OBT, Shqipëria paraqet raportin për Politikat Tregtare të saj

Gjenevë, 30 prill, NOA – Përmes zv/ministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, Shqipëria ka prezantuar në Organizatën Botërore të Tregtisë raportin e posaçëm për Politikat Tregtare të saj.

Ky raport është një dokument thelbesor i OBT, dhe si i tillë është një dokument shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare sepse prezanton klimën e të bërit biznes në Shqipëri, stabilitetin makro-financiar të vendit, liberalizimin e tregjeve të mallrave, produkteve bujqësore dhe të shërbimeve, reformat për rritjen e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, shkallën e përafrimit të legjislacionit kombëtar me parimet e tregtisë së lirë të sanksionuara në marrëveshjen që themeloi OBT.

Zv/ministri Eno Bozdo theksoi reformat e mëdha strukturore ekonomike të viteve të fundit, shpjegoi performancën e lartë dhe stabilitetin e admirueshëm makroekonomik të vendit, reformat e ndërmara në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte, si dhe potencialin e Shqipërisë për të tërhequr investime në sektorët e turizmit, bujqësisë, transportit etj.

Ndërsa, në fjalën e tij të oponencës, si diskutant i raportit, ambasadori Major, përgëzoi Shqipërinë për progresin e jashtëzakonshëm të arritur si dhe theksoi rëndësinë e reformave strukturore të thella, që mundësuan përballjen me sukses të krizës ekonomike globale.

Më pas diskutuan 15 vende të ndryshme, ndërmjet të cilave përfaqësuesi i BE-së, i SHBA, i Kinës, Tajvanit, Kanadasë, Brazilit, Indisë, Pakistanit Koresë, Kroacisë, Maqedonisë etj.

n.e/NOA

KOMENTE